Zgjohet FSHF, pezullohen arbitrat

Sektori i Gjykimit në FSHF ka vendosur të reagojë, pas katrahurës së gjyqtarëve javën e shkuar.

Kështu, janë pezulluar gjyqtarë Emirjon Sino dhe Ardian Beqiri, me nga 3 javë secili, ndërsa më keq e ka pësuar Eldorian Hamiti, gjyqtar ndërkombëtar, i cili është pezulluar pa afat.

me tre javë ka marrë edhe anësori Ilir Tartari, i cili gjithashtu ka stemën e FIFA-s.

Gjithë ky sezon ka qenë i mbushur me gabime trashanike të arbitrave, por edhe kur ka pasur ndonjë dënim, ai ka qenë shumë i shkurtër dhe nuk ka pasur fare transparencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *