Zgjohet “bisha” Suarez, Barcelona pret me birrë në dorë derbin e Madridit

Barcelona nuk ka më frena në Spanjë dhe është bërë një “tren” pa frena, sepse edhe sot hoqi qafe lehtësisht Leganesin, duke fituar 3-0. Luhej në periferi të Madridit, si për ironi të fatit, aty ku sot luhet derbi i madh mes Atletikos e Realit, sfidë që Barcelona do ta shijojë, ndoshta duke pirë ndonjë birrë, pasi çfarëdo që të ndodhë, vetë e ka bërë detyrën më së miri dhe sezoni duket në rritje të pandalshme.

Lajmi i madh sot për katalanët ishte ringjallja e Luis Suarezit, sepse “bisha” kishte kohë që nuk shënonte dhe dukej i humbur në krah, por sot shënoi në minutat 28 e 60, duke hapur e mbyllur ndeshjen, ndërkohë që goli i Paulinjos në fund ishte sa për lavdi personale, me brazilianin që ka shkuar në kuotën e 4 golave, edhe pse zakonisht e nis nga stoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *