Zgjohet “bisha” Dibala, Juve nuk i ndahet Napolit

Napoli fitoi dje, Juventusi i është përgjigjur sot me një fitore 3-1 në Verona, në një sfidë të lehtë në letër, por u ndërlikua nga bardhezinjtë.

Që në fillim gol, sepse Higuain në minutën e gjashtë goditi traversën dhe në zonë Matuidi u tregua i shkathët, duke çuar topin në rrjetë. Më pas sërish raste për Juventusin, që kontrolli lehtësisht.

Megjithatë, në minutën e 59-të erdhi krejt papritur një gol nga Verona dhe çfarë goli, sepse Martin Kaseres rrëmbeu një top afër zonës, duke përfituar nga një pasim i gabuar i mesfushorëve të Juventusit dhe lëshoi një predhë që përfundoi në rrjetë. Gol i veçantë, sepse Kaseres ka luajtur për 6 sezone te Juventusi.

Megjithatë, më pas Juventusi nisi të sulmonte me presion konstant dhe Dibala në minutat 72 e 77 shënoi golat e suksesit (të dy me të djathtën) që afron ndjeshëm Napolin. Dibalas i mungonte goli prej një muaji e gjysmë, ndaj është një fitore e madhe edhe për të.

Napoli 48, Juve 47, Inter 41, Roma 39 me një ndeshje mangut. Seria A duket se ka vetëm dy skuadra për titull tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *