Zgjodhi Meklarenin për të shkuar në stërvitje, Bajerni i Mynihut gjobit me 50 mijë euro Komanin

Bajerni i Mynihut ka nisur prej disa ditësh stërvitjet në fushën e blertë, sigurisht me grupe me nga 5 futbollist dhe nën masa të rrepta sigurie për Covid-19. Por stërvitja e fundit nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme pët Koman, i cili është larguar për në shtëpi me një gjobë 50 mijë euro. Aryeja? Zgjodhi të paraqitej me makinën e gabuar.

Klubi bavarez ka si sponsor zyrtar markën gjermane të automjeteve “Audin”, i cili i ka dhuruar të gjithë lojtarëve nga një makinë të tillë që duhet ta përdorin sa herë që duhet të lëvizin për çështje që kanë të bëjnë me Bajernin e Mynihut. Por sulmuesi francez ka vendosur ta lërë Audin e tij në shtëpi dhe të shkojë në seancën stërvitore me një Meklaren 720S.

Në këto kushte klubi ka vendousur ta ndëshkojë me një shifër prej 50 mijë eurosh, në mënyrë që një veprim i tillë të kthehet në mësim e të mos përsëritet më nga Koman. Ky i fundit ka kërkuar më pas falje për gjestin e tij, ndërsa ka zgjedhur të justifikohet me faktin se makina e tij Audi kishte të dëmtuar njërën prej pasqyrave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/