Zgjidhjen e sulmit e kanë në Francë, ish-futbollistët këshillojnë kuqezinjtë: Milan merr Cavanin

Sulmi i Milanit ka çaluar përgjatë gjysmës së parë të sezonit. Megjithatë pas ardhjes së Ibrahimoviçit në kampin e kuqezinjve gjendja ka ndryshuar, duke sjellë një tjetër frymë në fushën e lojës dhe kjo u reflektua edhe në rezultate. Por 38-vjeçari ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni, e për këtë arsye Milani duhet të shohë nga merkato për të gjetur njeriun e duhur në majën e sulmit.

Një sugjerim vjen këtu nga dy ish-futbollistë të “djajve”, të cilët e thonë njëzëri: “Merr Cavanin”. Fillimisht ish-lojtari Simone mbështet këtë pistë, ndërsa ideja mbështetet edhe nga Jean Pierre Papin. Ky i fundit ka mbajtur veshur fanellën e Milanit në të shkuarën e tj si futbollist si dhe ka arritur që në karrierë të fitojë edhe Topin e Artë. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Papin e sheh uruguajanin e PSG-së si njeriun e duhur për të pasuar Ibran, i cili me largimin e tij do të lërë një boshllëk të madh në repartin e sulmit, e këtë hapërisë Cavani mund ta mbushë më së miri.

“NËse do të isha Milani do të bëja një përpjekje për Cavanin. A e keni parë sa shumë vrapon? Gjithashtu mbron, ndërton,, pas e humbur aspak qartësinë”, ka thënë ish-lojtari i kuqezinjve. Ndërkohë kjo rrugë mund të ndiqet me kujdes nga drejtuesit e klubit Italian për ta rikthyer sërish sulmuesin në Serie A. Madje ardhja e tij do të shmangë miliona euro shpenzime, pasi mund të vijë me parametra 0, teksa kontrata e Cavanit me PSG-në përfundon këtë verë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/