Zgjidhet problematika, Serie B nuk ndryshon formulë

Federata italiane e futbollit ka konfirmuar se nuk do të ketë ndryshime të formulës së kampionatit të Serie B për këtë edicion. Divizioni i dytë më i lartë në piramidën e futbollit italian enjte deri në fund të këtij sezoni me 19 skuadra.

Ky lajm është një goditje e fortë për skuadrat e Ternanës, Pro Verçelit, Sienës, Katanias dhe Novarës, që shpresonin se apelimi do t’i jepte të drejtë për të qenë pjesë e Serie B. Këtë fundjavë të pesta këto skuadra do duhet të luajnë ndeshjet e parë të Serie C.

Vendimi i Federatës nuk mund të apelohet më, pasi vendimi është marrë me konfirmimin e gjykatës federale, çka nuk i lejon më klubet e lartpërmendura të shkojnë në dyert e gjykatave siç bëri Pro Verçeli disa javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *