Zgjidhet formacioni më i mirë në Afrikë, Salah më i miri

Mbrëmjen e djeshme janë përzgjedhur më të mirët në kontinentin e Afrikës. Ashtu siç ndodh çdo edicion, “CAF” ka publikuar formacionin më të mirë për vitin 2018. Natyrshëm që në njëmbëdhjetëshin më të mirë pjesa më e madhe janë lojtarë të cilët aktivizohen në Europë.

Sa i përket lojtarit më të mirë, pa asnjë dyshim u zgjodh Muhamed Salah. Egjiptiani arriti që të merrte për dore Liverpulin, duke e çuar deri në finalen e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi ka bërë një vit mjaft të suksesshëm edhe me skuadrën përfaqësueses, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Sa i përket lojtarit të ri më të mirë u shpall Ashraf Hakimi, i cili aktivizohet me Dortmundin, por kartoni i tij është pjesë e skuadrës së Realit të Madridit. I riu është një prej lojtraëve më premtues për të ardhmen dhe ky çmin mund ta motivojë akoma dhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *