Zëvendësuesi i Hazard, Çelsi përgatit rikthimin e madh në Premier Ligë

Largimi i Eden Hazard nga Çelsi është një çështje kohe, pasi belgu pritet që të transferohet te Reali i Madridit merkaton e kësaj vere. Për këtë arsye, blutë e Londrës kanë nisur kërkimet për një zëvendësues të mundshëm.

Emrat e parë kanë nisur të përmenden dhe ai që ka bërë më shumë bujë ka qenë padyshim emri i Filipe Kutinjos. Sipas asaj që raporton “Telefoot”, drejtuesit londinezë po mendojnë seriozisht ta rikthejnë në Premier Ligë brazilianin.

Mesfushori nuk ka qenë brenda pritshmërive këtë sezon te Barça dhe një largim i mundshëm i tij është përfolur. Me paratë që do të sigurojë nga shitja e Hazard, Çelsi mund të bëjë një ofertë të majme në drejtim të katalanasve, të cilët edhe mund të binden.

Kujtojmë, Çelsi rrezikon të mbetet pa merkato, por me shumë gjasa kjo do të ndodhë në janarin dhe verën e vitit 2020, pasi për merkaton e ardhshme, blutë do të kenë të drejtë të transferojnë lojtarë, pasi çështja e tyre ka shkuar në CAS dhe vendimi i FIFA-s, për momentin është i ngrirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *