Zero tolerancë për Gatuzon, Milani “i copëtuar” kundër Xhenoas

Protestat kundrejt arbitrit të ndeshjes vazhduan dhe në komentet e lojtarëve dhe trajnerit milanist, duke mos i shpëtuar dënimit. Gjykatësi Sportiv ka pezulluar Gatuzon më një ndeshje dhe e ka gjobitur trajnerin me 15 mijë euro për shkak së “në fund të ndeshjes, në mënyrë kërcënuese, ka kontestuar arbitrin kryesor duke ulëritur dhe përdorur fjalë ofenduese.

Përveç trajnerit janë dënuar dhe tre kuqezinj të tjerë dhe një juventin. Një javë dënim për Frenki Kesi, i cili u ndëshkua me të kuqe pas shikimit të VAR-it, ndërsa Romanjoli dhe Kalabria u ndëshkuan me të verdhë duke humbur ndeshjen e radhës.

Dënimi zbatohet në ndeshjen e kampionatit, kështu që Milani do të udhëtojë drejt Xhenoas në fundjavë pa shërbimet e tre lojtarëve dhe trajnerit. Një javë pushim dhe për Miralem Pjaniç, i cili u ndëshkua me të verdhë dhe do të mungojë në kampionat kundër Kievos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *