Zero në Francë, Toivonen bëhet personazh ndaj Gjermanisë!

Një gol që ka ngrirë Gjermaninë, i ardhur nga një sulmues që po shkon drejt perëndimit të tij. Quhet Ola Toivonen dhe në karrierën e tij momentin më të artë e ka pasur në katër sezonet “holandeze”, ku me fanellën e PSV Eindhovenit arriti të shënonte 61 gola në 135 ndeshje. Por, sa i përket skuadrave që ka ndërruar, janë të gjitha të dorës së tretë, në kampionate si Suedia dhe Franca, duke hequr një aventurë të shkurtër me Sandërlend në, i huazuar, ku nuk la asnjë gjurmë.

Sakaq, Degerfor, Orgryte dhe Malmo kanë qenë ekipet e para, teksa më pas transferimi në Holandë shfaqi vlerat e tij, ndërsa “emigrimi” në Francë te Renes, i dha mundësi të pasuronte listën e rrjetave me 16 të tjerë. Por, nga ai moment, zero absolut. 12 ndeshje me Sandërlend dhe asnjë gol, ndërsa 45 ndeshje me Tuluzën dhe vetëm 7 gola.

Por, shifra e frikshme është ajo e sezonit të shkuar, ku në 28 ndeshje në Ligue 1 nuk festoi asnjëherë. Skuadra e Renesit mezi arriti mbijetesën. E megjithatë, në Botëror, trajneri Anderson i dha një shans të artë. Një shans që e shfrytëzoi duke realizuar në ndeshjen e dytë në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *