Zero gola në Milano, Donaruma “çon” titullin te Juventusi

0

Milani e Napoli përballeshin sot në një sfidë ku barazimi nuk i hynte në punë askujt. Si shpesh në këto raste, pikërisht barazimi është rezultati që del në dritë dhe në fund të gjithë kokulur drejt dhomave të zhveshjes.

Një 0-0 që praktikisht bën të nisë festa te Juventusi, sepse nëse fiton pak më vonë ndaj Sampdorias, titulli është praktikisht bardhezi.

Ndërkaq, Napoli ka humbur shansin e fundit për të mbajtur nën presion Juventusin, sepse në San Siro bëri pak për ta merituar fitoren, aq sa ishte një ndeshje e barabartë, me pak raste për shënim. Në fund të ndeshjes, në shtesë, Milik pati rastin e artë, por i vetëm me Donarumën nuk ia doli të shënonte, me portierin kuqezi që devijoi në goditje nga këndi, duke kryer një pritje spektakolare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here