Zero gola në Laç e Lushnjë, e lumtur vetëm… Teuta

Dy ndeshje, nga Laçi në Lushnje, prodhuan pak ose asgjë. Asnjë gol në dy sfidat e pjesës së poshtme të renditjes, edhe pse pritej më shumë sidomos nga Laçi, skuadër që po lufton për të shkuar në Europa League dhe ka treguar cilësi e nivel të lartë loje.

Teuta shkonte për një pikë në Laç dhe Stavri Nica duket se e njihte mirë ish-skuadrën e tij, sepse bëri zgjedhjet e duhura, me një formacion me disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e shkuar. Pikë e artë për durrsakët, një frenim për Laçin, që priste të shkonte më lart këtë javë.

Ndërkaq, Lushnja vijon të luftojë dhe sot barazoi 0-0 me Luftëtarin. Ndeshje pa shumë emocione, pak raste për shënim, u ndje edhe mungesa e Bregut te Luftëtari, që del paksa i zhgënjyer, sepse është një nga ato ndeshje ku duhet hedhur një hap gjigant përpara. Ndërkaq, Lushnja nuk lëviz nga fundi, fitorja po harrohet.

LAÇI – TEUTA                         0-0

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Jonuzi, Shtubina (Lushkja 70′), Bardhi (Eskerda 46′), Nika (Xhixha 80′), Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

TEUTA: Kastrati, Gjeorgjievski, Shehi, Bilali (Hërkaç 87′), Alhasan, Hërkaç, Hila, Lajthia, Çyrbja, Karimi (De Marki 68′), Latif (Vila 80). Trajner: Stavri Nica

Kartonë të verdhë: Lushkja 80′ / Hila 57′

GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Redvan Shaba, Olsid Ferataj

LUSHNJA – LUFTËTARI      0-0

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufasi, Ruço (Përgjini 81′), Alushi, Gava, Papa, Pepa (Branica 46′), Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

LUFTËTARI: Ruçi, Liçaj, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rapo (Minga 66′), Abazaj, Rroca (Marko Aurelio 75′), Shkurtaj (Zijai 78′). Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Papa 13′, Canka 61′, Alushi 62′ / Liçaj 68′

GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Rexha, Redian Dobruna, Kreshnik Cjapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *