Zëra të shumtë merkatoje, Mihajn e duan në Poloni dhe Itali

0

Ene Mihaj është në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi qendror i Panaitolikos po luan në elitën e futbollit grek sezonin e dytë radhazi dhe prej kohësh emri i tij është lidhur me një kalim te Benfika në Portugali. Mes dy klubeve ka një raport të mirë, që prej vitit 2013.

Së fundmi raportohet se Mihaj po vëzhgohet edhe nga Napoli. Lajmi jepet nga “gazzetta.gr”, që së fundmi ka shtuar në listë edhe një tjetër klub të interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit që  zgjodhi Shqipërinë para Greqisë.

Leh Poznan është klubi tjetër i futur në garë për Enea Mihajn. Panaitolikos kështu do të vlerësojë ofertat në verë, kur edhe mbrojtësit me shumë mundësi do të shitet. Gjithsesi, për të ndodhur diçka e tillë duhet që në zyrat e klubit grek të mbërrijë një ofertë zyrtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.