Zeqiri: Shkëmbi s’ka eksperiencë për situata të tilla, ja ç’duhet të bëjë

Kriza që po kalon skuadra e Teutës ka qenë temë bisede në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Ish-futbollisti, Hair Zaqiri, është i mendimit se ekipi durrsak po kalon një ngërç psikologjik.

“Teuta ka një ngërç psikologjik. Unë kam një konsideratë të madhe me trajnerin Shkëmbi, por ndoshta këtu  ka të bëjë ajo mungesa e eksperiencës pasi është një trajner i ri, i cili nuk është përballur më parë me situata të tilla”.

“Një trajner duhet të dijë si të komunikojë me skuadrën e tij në momente të tilla. Kur kam qenë futbollist e kam vlerësuar shumë këtë gjë te trajnerët. Trajneri nuk është vetëm personi që vendos rreshtimet taktike, te Teuta nuk ka një problemi rreshtimi, por një problem psikologjik. Shkëmbi duhet të dijë se si të motivojë sërish skuadrën e tij”, tha Zeqiri.

One thought on “Zeqiri: Shkëmbi s’ka eksperiencë për situata të tilla, ja ç’duhet të bëjë

  1. Shkembi eshte tranier pa eksperience dhe i ben qejfin jotareve shoke te tij si Osmani,Bicaj,e veterane te cilevt duhen shporrur e jo te jene gjithmone ne formacion duke lene jashte te rinjte dhe te huajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *