Zeqiri mungon, Milinkoviç ideon formacionin

Hair Zeqiri nuk do të jetë ndaj Laçit. Mesfushori ka pësuar një dëmtim të lehtë në ndeshjen me Partizanin dhe vijon fazën e rikuperimit.

Ky është problemi madhor për trajnerin Mlladen Milinkoviç para ndeshjes kundër Laçit, sepse vlonjati ishte më i miri në fushë ndaj Partizanit.

Në këtë mënyrë, pritet vetëm një ndryshim në formacionin e ndeshjes së javës së dytë. Në portë mbetet i padiskutueshëm Koliçi, me Hallaçin, Shametin, Allën dhe Imamin që pritet të vendosen para tij. Guri dhe Kale do jenë nga krahët, ndërsa Musolli me Kërkotiçin në qendër do të mbështesin dyshen Bakaj-Alijev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *