“Zeqir Ymeri” tabu, Teuta kërkon fitoren e parë në Kukës

Durrsakët nuk kanë arritur asnjëherë që të marrin 3 pikët në “Zeqir Ymeri” dhe do të synojnë që ta arrijnë këtë nesër…

Edhe pse në tre takimet e fundit Teuta nuk ka arritur të marrë më shumë se 1 pikë, pas pesë javësh ia ka dalë që të grumbullojë 7 pikë, vetëm 3 më pak se Kukësi, që është dhe kundërshtari i radhës. Të besuarit e Gugash Maganit synojnë që të kthehen te rezultatet pozitive pas humbjes së fundit me Partizanin, ku duhet përmendur se u paraqitën mjaft mirë. Java e pestë rezervon një tjetër përballje delikate, si transferta kuksiane. Edicioni i ri ka nisur me pretendime madhore për “djemtë e detit”, që synojnë të arrijnë zonën europiane. Në Kukës kanë një mision të vështirë, por jo të pamundur, pasi vendasit janë thyer në shtëpi vetëm takimin e shkuar, çka nuk e bën më një “kështjellë” të pakalueshme transfertën me verilindorët. Gjithsesi, Teuta përballë Kukësit ka kundër dhe statistikat, pasi në të shkuarën nuk ka arritur asnjëherë që të arrijë fitoren në Kukës. Në 21 ndeshje gjithsej që këto dy skuadra kanë zhvilluar mes Kupës dhe Kampionatit, Teuta ka arritur që të fitojë vetëm në tre raste, suksese këto të arritura në “Niko Dovana”. Në 5 ndeshje skuadrat janë ndarë në barazim dhe tre nga këto barazime janë arritur në Kukës. Në sezonin e shkuar Kukësi arriti që t’i fitonte të gjitha ndeshjet, ndaj këtë sezon do të synohet që të ketë dhe njëfarë hakmarrjeje, pasi pretendimet tashmë janë më të mëdha. Fusha e Kukësit është një tabu për durrsakët, të cilët as në ndeshjet e Kupës një sezon para se Kukësi të ngjitej në Superiore nuk kanë arritur që të fitojnë.

PËRGATITJET – Skuadra ka vijuar normalisht përgatitjet në Durrës dhe pritet që sot pas përgatitjeve skuadra të udhëtojë drejt Kukësit, për t’u akomoduar në një nga hotelet e qytetit. Tekniku peqinas do i japë porositë e fundit skuadrës. Veç aspektit tekniko-taktik stafi ka pasur një punë të vështirë dhe në aspektin psikologjik, pavarësisht se koha ka qenë je vogël në dispozicion. Në këtë takim bregdetarët duhet të bëjnë pa sulmuesin Ardit Shehajn dhe mesfushorin Anel Dediç.

 

Ndeshjet direkte mes Kukësit dhe Teutës

28/10/12 SUP Kukësi 1 – 1 Teuta

07/04/13 SUP Teuta 1 – 1 Kukësi

22/09/13 SUP Kukësi 0 – 0 Teuta

14/12/13 SUP Teuta 2 – 1 Kukësi

26/03/14 CUP Kukësi 3 – 2 Teuta

05/04/14 SUP Kukësi 3 – 0 Teuta

09/04/14 CUP Teuta 0 – 1 Kukësi

05/10/14 SUP Kukësi 1 – 0 Teuta

12/12/14 SUP Teuta 0 – 3 Kukësi

04/03/15 SUP Kukësi 5 – 2 Teuta

09/05/15 SUP Teuta 2 – 3 Kukësi

12/09/15 SUP Kukësi 3 – 0 Teuta

23/11/15 SUP Teuta 1 – 0 Kukësi

23/01/16 CUP Teuta 1 – 0 Kukësi

13/02/16 SUP Kukësi 2 – 2 Teuta

17/02/16 CUP Kukësi 2 – 0 Teuta

16/04/16 SUP Teuta 0 – 0 Kukësi

12/09/16 SUP Kukësi 3 – 0 Teuta

21/11/16 SUP Teuta 1 – 2 Kukësi

05/02/17 SUP Kukësi 1 – 0 Teuta

15/04/17 SUP Teuta 0 – 2 Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *