Zeneli specialist i asisteve, statistikat e rendisin mes yjeve të Europës

Arbër Zeneli po kalon një sezon fantastik në Holandë, ku aktivizohet me skuadrën e Herenveen. Sulmuesi i krahut ka shënuar tre gola deri më tani, shifër kjo normale, por te asistet është një histori krejt tjetër.

23-vjeçar ka shërbyer tetë të tillë në 16 ndeshje  (1234 minuta), një statistikë kjo që e rendit në vendin e pestë në Europë, përsa i përket numrit të asisteve në kampionatet elitare. Vetëm Rikardo Kuarezma, Eden Hazard, Lionel Mesi dhe Hans Vanaken ia kalojnë sulmuesit të Kosovën në këtë aspekt, i cili ka një mesatarisht asiston në çdo 154 minuta.

LISTA E LOJTARËVE ME MË SHUMË ASISTE NË EUROPË

1) Hans Vanaken (26 vjeç/Klub Bruzh) – 12 asiste 20 ndeshje (1773 minuta)

-2) Lionel Mesi (31 vite/FC Barcelona) – 10 asiste 15 ndeshje (1231 minuta)

3) Eden Hazard (27 vjeç/Çelsi) – 9 asiste 17 ndeshje (1316 minuta)

4) Ricardo Quaresma (35 vjeç/ Beshiktash ) – 8 asiste 14 ndeshje (1090 minuta)

5) Arbër Zeneli (23 vjeç/ Heerenveen ) – 8 asiste 16 ndeshje (1234 minuta)

6) Sébastien Haller (24 vjeç/Ajntraht Frankfurt) – 8 asiste 17 ndeshje (1363 minuta)

7) Steven Berghuis (26 vjeç /Fejenord) – 8 asiste 17 ndeshje (1509 minuta)

8) Suso (25 vjeç/AC Milan/) – 8 asiste 17 ndeshje (1524 minuta)

9) Ryan Fraser (24 vjeç/Bornmuth) – 8 asiste 18 ndeshje (1481 minuta)

10) Alejandro Pozuelo (27 vjeç/Genk) – 8 asiste 20 ndeshje (1717 minuta)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *