Zemra i rreh për Shqipërinë, Erdon Daci shënon golin për Maqedoninë e Veriut

0

Erdon Daci është një futbollist për t’u marrë në konsideratë sa i përket të ardhmes, ndërsa përfaqëson Maqedoninë e Veriut në grupmoshën U-21. Në ditën e djeshme ka arritur të shënojë edhe një gol me kokë, në fitoren e arritur në shifrat 7-1 ndaj Ishujve Faroe.

Roli që ka Daci në fushën e lojës është ai i sulmuesit të krahut të majtë, ndërsa gjithashtu bën pjesë e Konyaspori. Këtë sezon është thirrur nga ekipi i parë, madje duke luajtur edhe 90 minuta në ndeshjen e parë të kampionatit. Një lojtar me të dhëna shumë të mira që mund të shihet në konsideratë nga Shqipëria, pasi vetë lojtari ka thënë se zemra i rreh për kuqezinjtë, megjithëse aktualisht përfaqëson një tjetër fanellë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.