Zemërimi i Ronaldos: Nëse vlej 100 milionë euro, nuk më duan!

Krisja ekziston dhe këtë në Madrid askush nuk mund ta mohojë. Kristiano Ronaldo është drejt largimit nga Reali dhe si konfirmim se e ardhmja e tij mund të jetë larg “Santiago Bernabeut” shërbyen vetë fjalët e yllit portugez.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, CR7 shfaqi të gjithë zemërimin e tij. “Nëse vlej 100 milionë euro, kjo ndodh sepse nuk më duan më”, ishin fjalët e sulmuesit. Ronaldo është dukshëm i zhgënjyer për klauzolën e përcaktuar nga “Los Blancos” janarin e kaluar, sipas të cilës ai mund të shitej në rast të një oferte me vlerë nga 100 deri në 150 milionë euro.

Një marrëveshje xhentëllmenësh me presidentin Florentino Perez, që tregon më së miri se te Reali i Madridit janë të gatshëm ta shesin yllin e skuadrës. Diçka që në vitet e fundit as që mund të imagjinohej, me klubin që madje i përcaktoi klauzolën një miliard euro për prishjen e kontratës, për të demoralizuar të gjitha skuadrat të cilat e kanë potencialin financiar për të bërë blerje milionere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *