Zemërimi i Deshamp: Çfarë shuplake nga Turqia, nuk zbritëm fare në fushë

0

Franca pësoi një humbje të papritur në Turqi. 2-0 fituan vendasit me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Kampionët e botës nuk reaguan në 45-minutëshin e dytë dhe lejuan ekipin e Gynesh të renditet në vendin e parë me 9 pikë në grupin H, aty ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë.

Kjo disfatë e ka zhgënjyer pa masë Didier Deshamp. Trajneri i Francës nuk i ka kursyer kritikat për ekipin e tij, ndërsa thekson se asgjë pozitive nuk ndodhi në këtë ndeshje. Djemtë e tij nuk goditën njëherë portën gjatë gjithë 90-minutëshit dhe kjo është e patolerueshme.

Kur zhvillohen ndeshje kolektive si kjo kundër Turqisë, nuk ka asgjë pozitive për të shprehur. Nuk luajtëm fare ndaj një ekipi që bëri çfarë deshi në fushën e blertë. Nuk ishim fare prezentë. Kështu të ndodh kur luan pa asnjë qëllim, edhe pse jemi kampionët e botës. Morëm një shuplakë të madhe kundër Turqisë, të cilën do e analizojmë thellësisht. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar, përveçse të uroj kundërshtarin për fitoren”, përfundon Didier Deshamp.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.