Zemër si e Insinjes/ I vodhën motorrin në festën e Napolit, sulmuesi italian surprizon tifozin

Lorenzo Insinje ka treguar se përveçse një futbollist i madh, është edhe një njeri me zemër të madhe. Këtë e vërteton edhe veprimi i tij i fundit. Tifozi Salvadore është surprizuar nga një motor i ri i mbërritur në shtëpië e tij dhe për këtë kishte menduar pikërisht Insinje.

Tifozi i ri ra pre e grabitjes, një fenomen që shihet shpesh në Napoli, gjatë festës që skuadra e Gatuzos dhe tifozët zhvilluan pas fitimit të trofeut të Kupës së Italisë përballë një prej rivalëve më të mëdhenj si Juventusi. Tre persona grabitën Salvadoren, por kompensimi për atë çfarë humbi u shlye nga kapiteni i të kaltërve. Në fillim Insinje ruajti anonimatin, por ishte “Radio Marte” ajo që zbuloi edhe autorin e dhuratës së bukur për tifozin e Napolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *