Zekiç: Një sfidë e vështirë kundër Partizanit, Latifi nuk ka kohë!

0

Trajneri i Sherif Tiraspolit, Zoran Zekiç, ka folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Partiznit. Në fjalën e tij, tekniku tha:

PARTIZANI – “Tirana është një qytet shumë i bukur, por bën tmerrësisht shumë vapë. Partizanin e kam parë në dy ndeshjet kundër Karabakut. Kanë ndërruar trajner dhe stili i tyre kanë ndryshuar. Njoh disa lojtarë të mbrojtjes, njoh edhe sulmuesin Solomon, pasi ka luajtur në Kroaci”.

PRITSHMËRITË – “Çfarë pres nga kjo ndeshje? Pres shi (qesh). Nuk kemi çfarë të presim, ne kemi ndryshuar shumë lojtarë. Kemi vetëm 20 ditë që luajmë bashkë. Disa herë nuk e di çfarë të pres nga ekipi im”.

LATIFI – “Nëse Latifi luan ashtu siç luajti me Skënderbeun para dy vitesh, do të ishte diçka shumë fantastike për ne. I di aftësitë e tij, pasi e kam ndjekur që para tre vitesh, kur luante në kampionatin shqiptar. Te Akademia Pushkash pati disa probleme, nuk u aktivizua. Ai kërkon kohë që të rikthehet në formë, por unë nuk kam kohë”.

NDESHJA – “Nesër pres një ndeshje shumë të vështirë, tifozeria do të jetë një armë më shumë për Partizanin. Edhe kushtet atmosferike nuk janë në favorin tonë. Dua që skuadra ime të luajë futboll, të bëjë paraqitje të mirë. Duhet të shënojmë, por sesi do dalë rezultati, nuk mund të them asnjëgjë”, përfundoi trajneri i Sherifit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.