Ze Maria urgjent drejt Italisë, shenja “divorci” në ajër?

0

Bardheblutë stërviten nga ndihmësit e brazilianit që habit të gjithë me udhëtimin përtej brigjeve tona

Olsi Avdiaj

Tirana mbetet pa trajner. Disa ditë apo deri në fund të sezonit, kjo mbetet për t’u parë, por dje trajneri i bardhebluve Ze Maria nuk ishte në stërvitje. Nga sa është mësuar, Ze Maria ka udhëtuar urgjent drejt Italisë për arsye personale. Gjithsesi, një largim i tillë një ditë pasi shikon ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit ka qenë shumë enigmatik te bardheblutë. Asnjëherë trajneri i bardhebluve nuk ka lënë në mes, javën e stërvitjes. Edhe kur është larguar e ka bërë gjithmonë në ditët e pushimit dhe e shumta është vonuar ndonjë 24 orësh më shumë. Në fakt, te bardheblutë ka lloj-lloj fjalësh.

Edhe pse nën zë mësohet se trajneri vazhdon të ketë kontradikta me drejtuesit dhe nuk dihet nëse do të drejtojë më Tiranën pas fundit të sezonit, apo do të kthehet më në Shqipëri. Prej javësh trajneri Ze Maria është në vorbullën e rikonfirmimit në krye të Tiranës ose jo. Për brazilianin është zbuluar një tjetër fakt nga marrëveshja e vjetshme mes tij dhe klubit Tirana. Mes tyre, palët kanë firmosur një kontratë 1+1. Opsioni është i qartë. Të dyja palët do të njoftojnë tjetrën, deri 30 para mbylljes së kontratës aktuale, që do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Kjo do të thotë, se nëse Tirana vendos që të mos mbajë trajnerin, thjesht duhet ta njoftojë Ze Marian. Pra, nëse Tirana nëse qëndron e qetë deri më 1 korrik, do të thotë se do të mbajë brazilianin edhe për sezonin e ri dhe në të kundërt, nëse Tirana e njofton me shkrim një muaj para 1 korrikut për prishjen e marrëveshjes, Ze Maria duhet të ikë. Shkurt, Tirana ka gjithçka në dorë. Do të jetë vullneti i saj të vendosë me shkrim deri një muaj para mbylljes së kontratës të njoftojë Ze Marian se nuk ka më punë bashkë, apo do ta mbajë edhe për sezonin e ri.

Të paktën brenda pak javësh do të sqarohet shumë për të ardhmen. Braziliani kërkon një kontratë të rëndësishme, por kërkon edhe përforcime cilësore, sepse dëshiron një ekip të kompletuar për të tentuar vendet e kreut. Gjithsesi, kostoja, por edhe dështimet në merkato këtë sezon, shqetësojnë Tiranën, pa harruar ankesat e shpeshta të Ze Marisë dhe mosmarrëveshjet me disa lojtarë, duke pasur disa debate të brendshme. Për pasojë, Tirana po sheh edhe për alternativat, të paktën deri në maj, kur të marrë vendimin final. Emra ka shumë, por nuk është e lehtë të vendoset.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.