Ze Maria “tym”, mbaron dashuria me Tiranën

1

Tension në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve. Hoze Marçelo Ferreira i hakërrehet skuadrës, duke kërcënuar lojtarët se është ai bosi dhe ata duhet t’i nënshtrohen. Pas ndeshjes, braziliani nuk flet as për mediat, duke treguar qartë se ai është i shkarkuar dhe qëndrimi i tij është vetëm për çështje kontraktuale.

Situata ato të djeshmet në fakt, kanë qenë sjellje të çuditshme të trajnerit Ze Maria para dhe pas ndeshjes me Pogradecin. Trajneri për gjatë gjithë ditës së shtunë ka qenë shumë i tensionuar, duke nisur që nga fillimi i sfidës e deri në fund të saj. Pothuajse në asnjë moment braziliani nuk ka qenë i qetë. Madje edhe vendimet që ka marrë kanë qenë shumë të çuditshme. Së pari, ka kërkuar që skuadra të luajë në sulm, në një ndeshje ku më shumë skuadra dëshironte tri pikët, sesa spektaklin. Në fund të pjesës së parë, Ze Maria ka ulëritur pafund në dhomat e zhveshjes. Ai është kapur me lojtarë të ndryshëm, duke i kritikuar ashpër, madje duke i rënë me grusht tavolinës. Gjatë gjithë lojës, trajneri ka qenë i tensionuar, por në minutat e fundit të sfidës ai është kapur me një nga futbollistët në fushën e lojës, i cili i kishte kërkuar trajnerit të siguronin rezultatin. Trajneri është çmendur dhe në vend të bënte zëvendësimin e planifikuar ndryshon ndërrim, duke lënë pa fjalë një lojtar, që ishte gati te vija anësore, e të cilit sekonda më parë i kishte urdhëruar hyrjen në fushën e lojës.
Në fund të ndeshjes, ai u është drejtuar lojtarëve me kritika të mëdha, madje duke i kërcënuar haptazi. Këtu jam unë shefi, bosi, trajneri, quajeni si të doni. Do të bëni atë që them unë dhe nuk dua diskutime. Ju nuk e keni bërë mirë punën. Vetëm nëse jeni lojtar i Realit, apo kombëtares, mund të jepni sugjerime, apo të bëni me kokën tuaj. Këtu jam unë ai që vendos dhe do të bëhet sipas rregullave të mia. Në të kundërt nuk ka të ardhme për ju, ka deklaruar Ze Maria, i cili i ka kërcënuar haptazi lojtarët dhe është larguar nga dhomat e zhveshjes.

Braziliani ka refuzuar të flasë për mediat, duke treguar edhe një herë se diçka nuk shkon. Edhe pse klubi Tirana dhe trajneri bardheblu nuk kanë vendosur për të ardhmen, gjasat janë që Ze Maria të mos të vazhdojë bashkëpunimin me brazilianin. Nervoziteti i tij, i treguar haptazi në javët e fundit nuk të çon në përfundime të tjera. Ze Maria është shkarkuar dhe palët nuk kanë zyrtarizuar vendimin, që nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin. Kësaj i thonë: Në ditën e dasmës, ikën dhëndri. Gojët e liga thonë qartë se Ze Maria nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Thua të jetë e vërtetë? Një gjë është e sigurt. Zyrtarizimi i shkarkimit, apo fundit të bashkëpunimit mund të jetë çështje orësh…

1 KOMENT

  1. Tirona do te bente gabimin me te madh po te largonte ze marian. Une e mirekuptoj nervozizmin e tij kur ekipi dje luajti nen nivelin e tij ndaj nje pogradeci qe i kishte shenuar 15 here ne tre ndeshje pa pesuar asnje. Nderkohe dje dukej sikur lojtaret e kishin marre lehte ndaj edhe ze maria ishte i nevrikosur. Tirones i duhet vazhdimesi dhe ze maria i kaloi pritshmerite pavaresisht skepticizmit te fillimit qe mund te ekzistonte me te drejte

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here