Ze Maria: Shpresoj të kem qenë unë e keqja e Tiranës dhe tani të vijnë rezultatet

0

Trajneri Ze Maria ka folur në konferencën për shtyp ku deklaron dorëheqjen e ti, por flet dhe për aventurën si bardheblu.

“Një vit e gjysmë më parë e nismë këtu punën dhe është e drejtë të largohem. Dua të falënderoj klubin, analistët dhe të gjithë ata që kanë qenë përreth nesh. Ka qenë një periudhë rritjeje për mua. Kam njohur njerëz të mirë, të cilët duan të mirën e klubit dhe jam i kënaqur që kam bërë pjesë tek kjo familje. Si të gjitha familjet ka probleme, gjëra atë mira dhe më pak të mira, si puna e martesës kur jemi në muajin e mjaltit”.

“Kur nuk shkon mirë një martesë provojmë që ta mbajmë, por ka momente që divorci është i domosdoshëm dhe ka ardhur momenti që të ndahemi këtu për shkak të rezultateve negative dhe besoj se është e drejtë që të largohet trajneri, duke arritur në një marrëveshje, për ta çuar skuadrën në nivelet që i takon. Ju kërkoj falje tifozëve dhe më vjen keq që nuk kam pasur kënaqësinë që t’i kem, pasi vjet ishin të mërzitur me skuadrën, por e kam paerë pasionin dhe dëshirën e tyre dhe dua t’u kërkoj falje. Uroj që të shihemi në të ardhmen, nuk e di se ku, por uroj të kem lënë diçka pozitive”.

“Kemi pasur një takim me presidentin. Nuk më ka pëlqyer të largohem asnjëherë në këtë mënyrë, pasi rezultate nuk kanë paraqitur atë çka ne kemi dhënë në këto javë. Nuk doja që të kisha këtë përfundim”.

“Shpresoj që problemi të jem unë dhe skuadra të marrë rezultate të mira në vazhdim. Më vjen keq”.

“Problemet i kam diskutuar me presidentin dh ai është në dijeni të gjithave. Nuk preferoj që t’i nxjerr jashtë shtëpisë problemet e mia. Të gjithë i dinë problemet, që të ikë trajneri dhe të hedhë baltë ,mbi situatën dhe nuk do ta bëj”.

Nuk do ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë. Skuadra ka pasur një lloj bllokimi, që lidhet me rënien nga kategoria dhe nuk ishte e lehtë të ringrihesh. E kam parë që grupi e vuan psikologjikisht të luajturit në Superiore dhe të rinjtë duhet ta kuptojnë peshën e fanellës, historinë e këtij klubi. Është fanella më e rëndësishme në Shqipëri, me gjithë respektin për ekipet e tjera, ndaj lojtarët duhet të japin gjithnjë diçka më shumë në krahasim me atë që kërkon trajneri”.

Presioni është normal. Kur drejton Tiranën, apo Partizanin, këtu në Shqipëri, është si të drejtosh Juventusin në Itali. Kam folur me presidentin dhe le të themi që mbase unë nuk kam qenë ta çoj skuadrën aty ku duhej.

Kisha kërkuar disa lojtarë cilësorë që nuk erdhën, për arsye të ndryshme, ndoshta për arsye financiare. Erdhën disa të tjerë që ndoshta nuk ishin ata që doja dhe nuk kishin karakteristikat që kisha në mendje, ndaj disa vështirësi i kam hasur. Këto janë probleme serioze për një trajner, por pasi nisi kampionati nuk mund të ankohesha. Jam i zhgënjyer nga rezultatet, jo nga puna e përjavshme që kemi bërë, sepse gjatë javës gjërat ndoshta ishin perfekte, por në ndeshje nuk ndodhte ashtu. Aty pyesja veten ku ishte problemi, ku gabuam. Ky është zhgënjimi, do të thotë që trajneri nuk diti të fuste në mendjet e lojtarëve që ato që bëhen gjatë javës duhen zbatuar në fushë.

“Nuk mund të jap asnjë këshillë, unë kam gabuar dhe nuk kam të drejtë të flas. Pasuesi im duhet të bëjë detyrën e tij”.

“Kam refuzuar më parë klube të tjera të mëdha në Shqipëri, para Tiranës. Edhe tani kam refuzuar disa oferta sepse nëse do të qëndroja në Shqipëri, do të tregoja mungesë respekti për Tiranën. Uroj mos kem armiq në klubet e tjera, por unë identifikohem me ngjyrat bardheblu, ndaj është shumë e vështirë që të shkoj në ndonjë klub tjetër në Shqipëri”.

“E vështirë të gjej vetëm një fjalë. Emocionuese, do thosha. Këtu duhet të vrasës një luan çdo ditë, është si në Afrikë. Nëse nuk e bën një ditë, ditën tjetër ke dy luanë përballë. Gjithsesi, është një eksperiencë që më ka rritur, si person dhe si trajner”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.