Ze Maria: Nuk luajtëm mirë, por Partizani pati vetëm një rast

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, u shpreh i zhgënjyer për rezultatin dhe lojën e skuadrës së tij pas përfundimi të derbit. Në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, tekniku brazilian tha se ekipi duhet të përmirësohet.

Pse humbi Tirana? – “Pyetje e mirë. Humbëm, sepse ata shënuan në të vetmin rast që kishin. Ne nuk shënuam në rastin që kishim përpara pësimit të golit, ndërsa ata e bënë dhe ky është futbolli.”

rrezikon Ze Maria?– “Pozicioni im është gjithmonë në rrezik siç e kam thënë para ndeshjes. Edhe para dy sezonesh skuadra bëri një nisje të keqe. Nuk është rezultati më i keq në histori. Tani mbaroi dhe të shohim se çfare do të ndodhe.”

Loja e ekipit – “Nuk luajtëm mirë, me duhet të tregohem i sinqertë dhe i ndershëm. Nuk e meritonim të fitonim, por as të humbnim ndeshjen. Ky është opinioni im.”

A i keni lojtarët e duhur për të bërë lojën që kërkoni të bëni? – “Kishim një problem përpara ndeshjes, sepse Oduamadi kishte një dëmtim dhe nuk e nisi në formacion. Ndoshta kam parë një tjetër ndeshje, sepse nuk pashë ndonjë rast të shpëtuar nga Lika, por ju mund te keni parë një tjetër ndeshjeU përpoqëm të fitonim, me lojtarët që kisha në dispozicion. Nuk dua të qahem për lojtarët që kam. Do të punoj me këta deri në janar dhe do të vazhdojmë punën.”

Do të mendoheni për pozicionin tuaj apo për të ndryshuar diçka në ekip? – “Nuk e kuptoj çfarë ndodh me ju. Pse gjithmonë kjo pyetje Sa herë që Tirana humbet duhet të shkarkohet trajneri? E kam përsëritur gjithmonë që rrezikoj nëse humbas dhe duhet të përmirësohemi. Nëse fitojmë do shkojë mirë. Do duhet të mendojmë, të analizojmë ndeshjen, gabimet tona. Për këtë do të mendojmë.”

Mjafton vetëm rasti i Hasanit në pjesën e parë? – “Sigurisht, që nuk mjafton. Në provojmë mënyra të ndryshme për të shënuar në stërvitje. Pas rastit të Hasanit, ishte një ndeshje normale.”

 E di rëndësinë e kësaj ndeshje për tifozët? – “E di, por pas përfundimit të ndeshjes nuk mund të bëjmë më gjë. U përpoqëm, por gjërat nuk shkuan në mënyrën e mirë për ne. Më vjen keq për tifozët dhe për rezultatin. Bisedova me lojtarët para ndeshjes por nuk kam çfarë t’iu them. Duhet të vazhdojmë të japim maksimumin në stërvitjet e radhës dhe të vazhdojmë punën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *