Ze Maria: Nuk besoj se do jetë problem rinovimi

0

 

Nuk ka komentuar shumë gjatë trajneri i Tiranës Ze Maria, teksa shkurtimisht për “RTSH Sport” ka theksuar se edhe pse skuadra arriti fitoren ka qenë shumë i tensionuar gjatë ndeshje. Po ashtu ai komenton dhe të ardhmen e tij, ku beson se rrugëtimi me Tiranën do të vijojë: “Kam qenë shumë nervoz pasi nuk bëmë lojë të mirë në pjesën e parë. Do të ulem për të diskutuar më vonë me presidentin, por nuk besoj se do të kemi probleme. Të shohim nëse do e ndërtojmë Tiranën e madhe”.

Më pas tekniku i bardhebluve ka marrë medaljen. Pjesa më e madhe e skuadrës nuk kanë preferuar që ta festojnë këtë trofe, duke dëshmuar dhe një herë se mbetet një eksperiencë e hidhur sezoni në Kategorinë  e Parë, teksa shumë prej lojtarëve kanë shkuar direkt pasi kanë marrë medaljen në dhomat e zhveshjes. Për më tepër kapiteni Erando Karabeci nuk ka preferuar që ta ngrejë fare trofeun

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.