Ze Maria: Ne jemi Tirana, e treguam ndaj Vllaznisë

0

Trajneri i Tiranës, Ze Marias, i gëzohet fitores së bukur 2-0 ndaj Vllaznisë, ndërkohë që paralahjmëron se edhe në Shkodër do të tentohet fitorja, për të treguar se Tirana mbetet Tirana, edhe një kategori më poshtë.

“Kishim përballë Vllazninë, një skuadër që luan në Superiore, por ne jemi Tirana dhe do të luajmë gjithmonë për të fituar. Sot treguam një shpirt të lartë gare dhe arritëm të fitojmë. Besoj se është një rezultat i favorshëm për t’u kualifikuar, por edhe në Shkodër ne do të shkojmë për të fituar sërish.

“Çështja e kapitenit? Të gjithë në skuadër e dinë se kush është kapiteni dhe zëvendëskapiteni, ndërsa në mungesë të tyre, shiritin mund ta marrë kushdo. Unë drejtoj disa profesionistë, që e kuptojnë mjaft mirë zgjedhjen time dhe nuk ka aspak vend për xhelozi. Të gjithë e kishin të qartë pse zgjodha Sentamun kapiten dhe nuk pati aspak probleme në dhomat e zhveshjes.

“Ngo? Është një futbollist cilësor, i cili mund të na ndihmojë shumë, prania e tij në fushë u vu re. Flas shumë me të, është një lojtar që me punë mund të kthehet në nivelet që ka qenë para pak kohësh”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image