Ze Maria largohet nga Tirana, Halili: Sot mbyllet marrëveshja me trajnerin

0

Sapo ka nisur konferenca për shtyp e klubit të Tiranës, ku marrin pjesë presidenti Refik Halili dhe trajneri Ze Maria. Braziliani nuk do të jetë më trajneri i bardhebluve.

Presidenti Halili ka zyrtarizuar vendimin e marrë, duke u shprehur qartë që në fillim: “Këtu bëmë prezantimin e Ze Marias, sot po bëjmë mbylljen e marrëveshjes që kishim bërë. Do flasë trajneri dhe pastaj do të flas unë.”

Rezultatet e dobëta, me vetëm 8 pikë në po kaq javë, janë shkaku kryesor i këtij vendimi, ndërsa konferenca vazhdon dhe palët do të sqarojnë më shumë situatën e krijuar.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.