Ze Maria: E rëndë që klubi nuk më tregon që rrezikojmë kategorinë

1

Braziliani foli gjatë edhe për marrëveshjen me e re me presidentin Refik Halili dhe kërkoi tetë përforcime për sezonin e ri futbollistik

Trajneri i Tiranës, Hoze Marçelo Ferreira, ose Ze Maria në fund të sfidës u shtang teksa mësoi se nëse drejtuesit bardheblu nuk paguajnë paratë e Muzakës, skuadra qëndron në Kategorinë e Parë. Braziliani foli gjatë edhe për marrëveshjen me e re me presidentin Refik Halili dhe kërkoi tetë përforcime për sezonin e ri futbollistik.
Fituat ndaj Bylisit?
Mendoj që ky ekip kishte tre javë pa luajtur, në fillim ishte pak më e vështirë për ne, se ishim pa ritëm loje dhe kishim pak vështirësi. Në fund ekipi bëri gjërat të mira, duhet të përmirësohemi për të mërkurën. Goli? Ishte një gabim i përgjithshëm, nuk mund ti japim kurrë fajin një personi, pasi është një ekip dhe kjo do të thotë që të gjithë kanë bërë një gabim. Duhet të përmirësohemi shumë deri të mërkurën, kemi disa seanca për të rritur forcat tona.
-Si e parashikon ndeshjen e të mërkurës?
Shpresoj që të jetë me dy ekipe që duan të luajnë, që kanë bërë më të rëndësishmen. Shpresoj që të jetë një ndeshje me të dy ekipet që synojnë të shënojnë, se është më e rëndësishmja në futboll. Tirana luan kështu gjithmonë, shpresoj që edhe Kastrioti të vijë të luajë kundër nesh me të njëjtën ide.
Çfarë i ke dhënë dhe çfarë ke marrë nga Tirana?
Mendoj se ajo që i kam dhënë, ose jam munduar ti jap Tiranës është një drejtim, nga pikëpamja e përgjithshme se ishte ajo ideja ime. Dëshiroja të ktheja ekipin menjëherë në Superiore, por jo vetëm duke fituar ndeshjet, por me ide dhe mentalitet fitues që të ishte një ekip që luante mirë futboll, duke harruar problemet që vinin nga jashtë. Ato që skuadra apo klubi kishin vitin e kalua. Kjo ishte ideja ime, që të harrohej ajo gjë e shëmtuar që kishte ndodhur në këtë klub të madh. Këtë desha ti jepja. Tirana më dha mundësin të punoja në një vend të ri, që mësova të dashuroj. Më pëlqen të rri këtu, më pëlqen kur tifozët vijnë në stadium, argëtohen. Unë shpresoj të punoj edhe vitin e ardhshëm këtu, pas finales do të diskutojmë. Nëse objektivat do të jenë të njëjtat, Ze Maria do të qëndrojë në Tiranë dhe Tirana do të ketë Ze Marian.
-Një kupë e fituar. E dyta ju pret të mërkurën?
Është më e bukur ajo e finales. Është e para për Tiranën dhe shpresoj që ta marrim atë. Megjithatë për mua është e rëndësishme që u ngjitëm dhe e kthyem ekipin aty ku e meriton. Një klub që skishte rënë kurrë në inferiore, nuk mund të rrinte më shumë, ndaj ky ishte qëllimi.
-A keni folur me presidentin dhe kur do të zhvillohet takimi mes jush për të zgjidhur të ardhmen?
E kam thënë, që do ulemi pas të mërkurës. Me të mbyllur gjithçka, do flasim për kontratën, të ardhmen dhe projektet. Në përgjithësi, ai e di se çfarë më duhet mua për të qëndruar. Duhet të rregullojmë disa gjëra të vogla dhe mendoj se sdo të kemi pengesa nga klubi dhe as nga unë. Për pak do i zbuloj që të gjitha sekretet që doni të dini. Një skuadër si Tirana nuk mund thjesht të marrë pjesë në kampionat, Ajo duhet të luftojë të fitojë titull, Kupë, të marrë pjesë në Europë. Unë jam mësuar kështu, jam rritur në një ambient ku është kërkuar gjithmonë të fitohej, si me Interin, ashtu edhe me kombëtaren, kërkonim të fitonim gjithmonë. Këto janë kushtet e përgjithshme që i kërkoj presidentit. Ai duhet të më garantojë se çfarë synon skuadra, kjo është gjëja që kërkoj nga presidenti. Nëse janë këto garanci, nuk shoh pse nuk duhet të qëndroj vitin e ardhshëm.
Tiranës iu hoqën tri pikë, rrezikohet edhe më shumë?
Këto janë gjërat që do flas me presidentin, pasi edhe kjo ka rëndësi. Skuadra nuk mund të paguajë për një gabim kur nuk isha unë. Kjo ka lidhje me menaxhimin e klubit, ndaj duhet kujdes. Duhet të dimë t’i kalojmë momentet delikate, për të mos e nisur sezonin me -6 pikë, sikundër edhe kam lexuar.
-Jeni keqkuptuar. Vendimi i FSHF-së, është që deri më 2 qershor nëse nuk janë paguar paratë, Tirana kthehet në Kategorinë e Parë
E vërtetë? Seriozisht e keni. Këtë nuk e dija! Sa bukur. Pra deri më 2 qershor i bie të jetë afati. Kjo duhet folur seriozisht me presidentin, pasi janë të reja, që nuk i dija dhe askush nuk m’i kishte thënë. Kjo mungesë komunikimi dhe informacionesh që nuk vijnë kurrë te trajneri, janë gjërat që klubi duhet ti përmirësojë. Është një ndër pikat më problematike që kam me klubin. Unë duhet t’i di këto fakte, pasi më prekim mua dhe ekipin.
-Vazhdoni t’i qëndroni idesë që të qëndroni në Shqipëri?
Unë jam shumë mirë te Tirana. Sigurisht që ka vend për përmirësime, por unë jam mirë këtu. Ashtu edhe familja ime. Ndaj nuk kam motiv që të dëshiroj ikjen.
Me shqipen si jeni?
Po mësoj pak, po e studioj. Këtë vit skisha kohë për disa motive, megjithatë sezonin tjetër dua të flas shqip, të paktën të merrem vesh.
Sa do të ndryshojë kjo skuadër vitin tjetër?
Minimalisht na duhen 6 afrime për të luftuar ndaj ekipeve të forta. Dy lojtarë për repart, por edhe ndonjë portier nuk do ishte keq. Do të fillojmë të zbulojmë edhe emrat, pas të mërkurës.

You might also like
1 Comment
  1. Besi says

    Zisi i ballshit eshte lojtar premtues dhe tirona duhet ta marre per sezonin tjeter. Ai ka nevoje per trajnier me te mire dhe disipline ne loje gje qe mund ti fitoje shume mire tek tirona. Persa i perket borxhit refiku duhet urgjentisht te gjeje dike si lut nuri apo ndonje nga ish sponsoret e tjere per te kapercyer kete moment qe nuk duhet nenvleresuar. Pasi te zgjidhe kete refiku duhet te mendoje seriozisht se cfare do te beje me ekipin ne superiore. Mire do te ishte te shiste aksionet e tij dhe tirona te merrej nga ndonje president serioz dhe me mundesi financiare. Nuk duhet harruar se menaxhimi i mire mund ti ktheje ekipet shqiptare ne rentabel dhe me fitim. Tirona me tifozerine stadiumin akademine etj po te jete nje dore serioze qe e drejton dhe nuk ka probleme financiare, eshte nje burim i mire te ardhurash. Shpresoj dhe uroj qe refiku te largohet nga drejtimi se nuk arrin te permbushe pritshmerite e ekipit, historise dhe tifozeve

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.