Ze Maria: Dua rinovimin e kontratës, vijnë tre lojtarë në janar

Trajneri Ze Maria ka folur për “RTSH”-në, para ndeshjes me Vllazninë. Numri një i bardhebluve pohoi se me pak punë vuri në lëvizje bardheblutë. “Në fillim ishte e vështirë, por me punë ia dolëm. Ka probleme, nuk mohohet. Erdha dhe gjeta një skuadër që nuk shënonte, tani të gjithë janë të kënaqur me sulmuesit që shënojnë. Sigurisht, ekipi mund të përmirësohet shumë”, është shprehur në fillim braziliani. Trajneri foli edhe për merkaton në hyrje të bardhebluve.

“Përsa i përket merkatos, unë pres shumë nga presidenti. Mendoj se do të vinë dy apo tre lojtarë. Këtë ma ka premtuar presidenti. Janë futbollistë që do të ndërtojnë ekipin, që do të luajë sezonin tjetër në Superiore. Ne jemi Tirana dhe nuk luajmë apo të mendojmë për barazimin, por duke respektuar kundërshtarët duhet të fitojmë çdo ndeshje”, është shprehur më pas Ze Maria. Ai foli edhe për të ardhmen e tij si bardheblu. “Unë kam një kontratë 1 plus 1. Pra në fund të sezonit do të ulemi dhe do të flasim. Dëshira ime është që të qëndroj, pasi kam nisur një projekt të madh te Tirana”, mbylli trajneri brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *