Zdenek Zeman kthehet te Peskara

0

U mendua gjatë, ishte skeptik dhe mendoi të refuzonte, duke parë situatën kaotike, por Zdenek Zeman ka vendosur më në fund t’i thotë “po” Peskarës.

Trajneri cek kthehet aty ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme pak vite më parë, kur kishte në skuadër emra si Verrati, Imobile e Insinje dhe u ngjit në Serinë A me rekorde dhe futboll spektakolar.

Tani merr drejtimin e një skuadre që nuk di çfarë është fitorja, që ka pësuar 11 gola në dy ndeshjet e fundit dhe duket e dorëzuar në çdo drejtim.

Thuajse 70 vjeç, Zeman ndërmerr një mision të vështirë, ose edhe të lehtë, nëse shihet e ardhmja, sepse pi duhet të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm në B.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.