Zbuloni skuadrën e re të Mario Gomezit

0

Siç raportohet nga Turqia, sulmuesi i Fiorentinëss Mario Gomez ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Borussia Dortmund. Lojtari i përfaqësueses gjermane nuk bën pjesë në planet e klubit të Seria A, por gjithashtu ka deklaruar publikisht se nuk kërkon të vazhdojë të luajë te Besiktas në Super Lig-ën turke, sidomos pas trazirave që po ndodhin momentalisht në vend.

Tani, Hurriyet.com pretendon se Mario Gomez, i cili tashmë është 31 vjeç, ka gjetur marrëveshjen me klubin e dytë më të mirë të Bundesligës dhe pret që Borussia dhe Fiorentina të gjejnë akordin me njëri-tjetrin. Sulmuesi shtatlartë kërkohet edhe nga Wolfsburg dhe West Ham United.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here