Zbulohet veprimi i fundit, De Rosi gjithnjë e më afër “ferrit” latin

Daniele De Rosi do vazhdojë karrierën e tij jashtë Serie A, madje edhe jashtë futbollit europian. Boka Zhuniors dhe Los Anxhelos Galaksi synojnë të sigurojnë shërbimet e ish-kapitenit të Romës.

Preferenca e parë e 35-vjeçarit është transferimi në kampionatin amerikan të futbollit, por ideja për të luajtur në Bombonera dhe provimi i emocioneve të futbollit latin e tundon shumë.

De Rosi dhe gruaja e tij kanë nisur të interesohen për shkollat e fëmijëve në Buenos Aires, kryeqytetin e Argjentinës, ashtu siç raporton Messaggero. Mesfushori ka në mendje diçka që do t’i kënaqte të gjithë.

Ai po mendon të luajë 6 muaj me Bokën, për t’u transferuar në janar pastaj tek ekipi i Zllatan Ibrahimoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *