Zbulohet telefonata sekrete, Realit i vjen fati në derë

0

E ardhmja e një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim nuk është aspak e qartë. Kristian Eriksen rrezikon ta lërë Totenhemin thatë, duke mos përfituar asnjë para nga shitja e tij. Danezit i skadon kontrata sezonin e ardhshëm dhe rinovimi ka ngecur në vend. Reali është ekipi që ka shfaqur interesin më të madh për të në të kaluarën, por jo tani.
Ardhja e Zidan e ka ndryshuar tërësisht rrjedhën e merkatos dhe 27-vjeçari shihet si zgjedhje e tretë pas Pogba dhe Doni van de Bek. Daniel Levi, drejtori i përgjithshëm në klubin londinez po lëviz për të gjetur një blerës, duke ulur në mënyrë drastike çmimin e fantazistit.

Spanjollja “Marca” raporton se zyrtari anglez ka telefonuar personalisht drejtorin e Real Madridit, Hoze Anhel Sançez. Në bisedën telefonike mësohet se Levi ka ofruar blerjen e lojtarit të tij nga Reali i Madridit me një çmim shumë më të ulët, që përkon me 70 milionë euro, gati gjysma e çmimit fillestar.

Një ofertë mjaft tunduese për Realin, që mund të përfitojë një lojtar të madh me “ofertë”. Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Zidan, që është “i marrosur” pas talentit të Pol Pogba dhe dëshiron me patjetër ardhjen e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.