Zbulohet taktika e Deshamp kundër Shqipërisë: Kujdes nga zëvendësimi! Mos i lejoni për pasën e fundit

Franca arriti të mposhte Shqipërinë me rezultatin 2-0 në “Air Albania”, duke e prishur disi festën për inagurimin e stadiumit të ri. Pas këtij triumfi, kampioni i botës mori edhe vendin e parë në grupin kualifikues të Europianit.

Por cilat ishin taktikat e ndjekuar nga Deshamp për të mbërritur tek ky sukses? Gjithçka e kuruar deri në detaje, ndërsa një plan të mirfilltë kishte edhe për goditjet standarte që krijoheshin nga Shqipëria. Kështu, Balaj do të kishte markimin e Varane dhe pikërisht ishte kjo arsyeja se përse sulmuesi shkodran ishte një “hije” në fushë dhe nuk kishte mundësinë për të rrezikuar. Ndërsa “gjiganti” Dërmaku, do të mbahej nga Kimbepe.

Gjithashtu në pamjet e publikuara së fundmi, zbardhen edhe fjalët e Deshamp në pushimin mes pjesëve. Frika e vetme ishin zëvendësimet e Shqipërisë, atje ku dihej se do të hidhej në fushë edhe Odise Roshi. “Jeni duke bërë një ndeshje të mirë. Jemi në avantazh, dua të kemi këtë kontroll të topit si në pjesën e parë. Mos i lejoni që të arrijnë të bëjnë pasin e fundit. Kini vëmendje te zëvendësimet e tyre”.

Ndërkohë menjëherë pas ndeshjes, pati edhe një festë të veçantë në dhomat e zhveshjes, për shkak se kjo ishte ndeshja e 100 nga Deshamp. “Faleminderit për urimin. Jemi të lumtur që fituam në një transfertë të vështirë, por që në dukje ishte e lehtë. Ju falenderoj për një tjetër ndeshje brilante, të kuruar dhe për më tepër një tjetër ndeshje të fituar. Bravo! Bravo! Bravo! Objektivi ynë kryesor u arrit dhe për më tepër jemi koka e një grupi të komplikuar”, ishin fjalët e drejtuara nga Deshamp për lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe pas mbarimin të ndeshjes. /Sport Ekspres/