Zbulohet takimi sekret, Nejmar dëshiron rikthimin në Spanjë

Transferimi i Nejmarit nga Barcelona te PSG për shumën e 222 milionë eurove befasoi shumë tifozë të futbollit, por braziliani nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin francez. “El Mundo Deportivo” komenton rreth të ardhmes së sulmuesit, i cili ka vetëm një emër në kokën e tij: Barcelonën.

26-vjeçari dëshiron rikthimin në Katalunjë dhe gjatë këtyrë ditëve ka patur një takim midis agjentit të tij dhe Andre Kurit, skautit të Barcelonës në Brazil. Ky i fundit ka marrë pjesë në tratativat e kalimit të Nejmarit te PSG, ndërsa takimi i tij me agjentin e lojtarit gjatë ditëve të festave është konfirmuar dhe nga “Radio Catalunya”.

Nejmar është penduar për largimin nga Barcelona dhe tani dëshiron me çdo kusht rikthimin në La Liga. Barcelona nuk është kundër kësaj ideje, ndërsa rikthimi i tij mund të ndodhë në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *