Zbulohet takimi sekret, Napoli përgatit operacionin gjigant

0

Aurelio De Laurentis ka vendosur të shpenzojë në këtë merkato. Synimi është përforcimi i ekipit dhe ngushtimi i diferencave me Juventusin. Presidenti po bën maksimumin për t’i dhuruar Karlo Ançelotit një ekip që konkurron në të gjitha frontet.

Lajmi i fundit ndez shpresat e tifozëve. Sipas mediave italiane, kreu i Napolit është takuar javën e kaluar në Romë me Luis Filipe Vieiran, homologun e Benfikës. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori sportiv Xhuntoli, ai teknik Kiaveli dhe Horge Mendez, agjenti i famshëm që zotëron të drejtat e Zhoao Feliks.

Grimaldo (m) dhe Zhoao Feliks (d)

19-vjeçari i talentuar është ëndrra e madhe e Napolit dhe palët kanë nisur negociatat. Spanjolli Grimaldo është një tjetër emër që i pëlqen Ançelotit. 23-vjeçari bën mirë të gjitha rolet e krahut të majtë dhe Napoli synon një ndërrim kokë me kokë me Mario Ruin.

Pavarësisht se gjithçka mbetet në kuadër të bisedimeve, Napoli dhe Benfika mund të realizojnë një operacion gjigant. Zhoao Feliks dhe Grimaldo mund të përfundojnë në Serie A, ndërsa Mario Rui dhe shumë para do të transferoheshin te “Shqiponjat e Lisbonës”.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.