Zbulohet prapaskena, Sanço mund të ishte një lojtar i Bajernit

Xhejdon Sanço është shndërruar në kryefjalën e mediave në Angli, sidomos pas fillim mbresëlënës këtë sezon si dhe debutimin me kombëtaren e “3 luanëve”. Talenti anglez, i cili aktivizohet te Borusia e Dortmundit po kalon një moment fantastik dhe ka një mesatare të frikshme për asistet e dhëna. Sanço jep asist çdo 35 minuta, sipas mesatares së aktivizimit të tij në fushën e lojës.

18-vjeçari u largua nga Mançester Siti në drejtim të Dortmundit sezonin e kaluar për 8 milionë sterlina. Gjithsesi, mediat angleze kanë zbuluar një prapaskenë interesante, teksa për Sançon duket se Bajerni i Mynihut ka qenë interesuar më para se rivalët e tyre në Gjermani, madje bavarezët thuhet se kishin marrë dhe dritën jeshile nga ish-trajneri i tyre, Pep Guardiola, i cili në atë kohë ishte në krye të Sitit.

Por bavarezët duket se në momentet e fundit ndërruan mendje, pasi u përqendruan në lojtarë të tjerë. Diçka që sipas formës që Sanço po tregon, i ka kushtuar Bajernit, pasi sot do të kishte një lojtar me shumë vlera dhe me të ardhme përpara në gjirin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *