Zbulohet prapaskena, Ikardi mund të ishte rival i Interit

Në vitin 2016, Juventus bëri një goditje të madhe në merkato, teksa mori nga Napoli për plot 90 milionë euro Gonzalo Higuain. Klubi napolitan, mendoi si zëvendësues në atë kohë, Arkadiuzh Milik, ish-sulmuesin e Ajaks, të cilin e morën për diçka më shumë se 30 milionë euro.

Tashmë kanë kaluar dy vite nga ajo kohë dhe një i afërm i klubit napoletan ka zbuluar një prapaskenë, që në rast se do të realizohej do të ndryshonte shumë gjëra në Serinë A. Ulise Savini ka deklaruar se në vitin 2016, kur Higuain la Napolin, De Laurentis ishte shumë pranë firmës me Ikardin.

“Ikardi ishte shumë pranë Napolit. Në atë kohë Interi nuk kishte një lojtar për ta zëvendësuar dhe menduan se Napoli nuk do të shkonte shumë larg me negociatat. Inter më pas rinovoi kontratën me Ikardin, por Napoli ishte shumë pranë. De Laurentis kishte gati 60 milionë euro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *