Zbulohet prapaskena, Asensio mund të ishte i Barçës

Triumfi i frikshëm i kombëtares spanjolle mbrëmjen e së martës ka gëzuar padyshim çdo spanjoll, por  disi më pak pjesën katalanase. Arsyeja është njeriu i ndeshjes, pikërisht Marko Asensio. Vite më parë ai ishte shumë pranë transferimit në Barcelonë.

Mediat spanjolle kanë zbuluar prapaskenën e bujshme. Në vitin 2014, Barcelona dhe Majorka kishin rënë dakord për shumën e 4.5 milionë eurove për mesfushorin me tipare sulmuese, madje Asensio i emocionuar kishte kërkuar për shtëpi në zonën ku qëndron Lionel Mesi.

Por, në momentet e fundit të finalizimit të tratativës klubi nga Katalonja ishte tërhequr, pasi vendosën që të shpenzojnë 5.5 milionë euro për mbrojtësin e djathtë Dugllas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *