Zbulohet plani, Maldini-Boban përgatisin goditjen e bujshme!

0

Pas zyrtarizimit të Marko Xhiampaolos te Milani, zërat për afrime lojtarësh kanë qenë të shumtë. Një emër që është i lidhur ngushtë me një kalim te kuqezinjtë, është mesfushori i Real Madridit, Dani Sebajos. Lojtari është aktualisht në Itali me ekipin e Spanjë U21 në kampionatin Europian.

Mediat raportojnë se Paolo Maldini dhe Zvonimor Boban kanë fluturuar në Madrid për të takuar drejtuesit e Real Madridit. Sistemi 4-3-1-2 i Xhiampaolo mund të jetë formacioni perfekt për lojtarin e lindur në Sevilje, pas Sebajos mund të luante si një nga tre mesfushorët ose si fantazist pas sulmuesve.

Është raportuar se “Los Blnacos” po kërkojnë afërsisht 40 milionë euro për 22-vjeçarin, por Milani ka një plan tjetër, që ndoshta mund të bindë Realin.

Mund të përdoret formula e njëjtë me Hames Rodrigez, i cili kaloi te Bajerni në huazim 2-vjeçar. Të njëjtën gjë pritet të propozojë dhe Milani, me kuqezinjtë që do të marrin përsipër edhe rrogën prej 4 milionë eurosh në sezon të mesfushorit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.