Zbulohet plani i Junajtid, ish-legjenda në krye të klubit deri në fund të sezonit

Ditën e sotme, Mançester Junajtid njoftoi shkarkim e Zhose Murinjos, pas plot tre sezonesh në krye të “djajve të kuq”. Rezultatet e këtij sezoni ishin në kufijtë e katastrofës për objektivat që ka Junajtid dhe për këtë arsye drejtuesit e ekipit nga “Old Traford” ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin portugez.

Tashmë, pritet me interes se kush do të jetë zëvendësuesi i teknikut luzitan, teksa pista më e mundshme pritet të jetë një trajner që do të jetë deri në fund të sezonit dhe më pas do të merret një emër i madh për sezonin e ri. Sipas raportimeve të fundit nga “Daily Mail”, në krye të listës së zëvendësuesve është norvegjezi, Ole Gunar Solskjaer.

Ish-legjenda e Junajtid aktualisht është trajner i Moldes, por një ofertë nga Premier Liga do ta tundonte shumë, aq më tepër kur bëhet fjalë për klubin, ku ai u bë i njohur. Plani i drejtuesve të Mançesterit, thuhet të jetë që deri në fund të sezonit Solskjaer të jetë në krye të ekipit, ndërsa me fillimin e sezonit të ri, do të tentohet Zinedin Zidan ose Mauricio Poçetino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *