Zbulohet nga Brazili, Vinicius ka kushtuar më shumë se 45 milionë euro

Vitin e kaluar, konkretisht në 23 maj Reali i Madridit firmosi me Vinicius Zhunior, i cili aktivizohej te Flamengo. Braziliani 18-vjeçar u prezantua këtë verë në Madrid dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë, mbrëmjen e kaluar në Copa del Rey, kundër Meilijas.

Për të siguruar shërbimet e talentit brazilian, Reali pagoi 45 milionë euro në arkat e klubit të Flamengos, por ditën e sotme prestigjiozja braziliane “A Bola”, ka raportuar se madrilenët kanë paguar një çmim më të lartë se ai që është deklaruar zyrtarisht. Sipas asaj që zbulon biznesmeni Zhosep Maria Minguela, Vinicius Zhunior i ka kushtuar Realit 61 milionë euro dhe jo 45 sa është thënë.

Madrilenët kanë paguar tetë milionë euro për ndërmjetësit e marrëveshjes, gjithashtu dhe tetë milionë euro që janë paguar për familjen e lojtarit. Duke i shtuar dhe 45 milionë euro që i janë paguar klubit të Flamengos, shifra totale e transferimit shkon në 61 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *