Zbulohet misteri, ja pse u anulua ndeshja Gjermani-Holandë

0

Më 17 nëntor 2015, miqësorja Gjermani-Holandë u anulua pas një alarmi për sulm terrorist. Që at ëherë, askush nuk ka dhënë detaje për arsyen reale të evakuuimit të stadiumit në Hannover, teksa Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière, pati pranuar se kjo do të përhapte panik në publik.

Gazeta “Süddeutsche Zeitung” ka zbuluar të vërtetën. Sipas saj, një 20-vjeçar i quajtur Hasan K. u kap në një sekuencë 10-sekondëshe në një video në stadium, ku shihet duke dhënë urdhër në tribunë me fjalët “Lutuni për Rakën!” (qytet në Siri). Policia gjermane dyshoi se ai është anëtar i shtetit islamik dhe e arrestoi bashkë me një shok të tijin me emrin Safia S., vetëm 16 vjeç.

Hakan S. ishte arratisur para se të niste gjykimi, por sërish është kapur në Greqi, ku dyshohej se po shkonte në Siri. Ai është ekstraduar me kërkesën e autoriteteve gjermane dhe është kthyer në Gjermani fiks një ditë para gjyqit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here