Zbulohet miqësorja misterioze, dy miqtë përplasen me njëri-tjetrin

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Kujtimet, trofetë dhe miqësia. Situata që futbolli i përfshin, duke bërë që shpeshherë të përplasen. Produkti është emocionues.

Po aq emocionues do të jetë edhe rikthimi i Bledi Shkëmbit si kundërshtar në Korçë. Data është përcaktuar: të shtunën më 21 korrik. Teuta që ka nisur fazën përgatitore në Ohër do të paraqitet në stadiumin “Skënderbeu” për miqësoren ndaj kampionëve të Shqipërisë.

Një duel ku Shkëmbi do të ketë përballë qytetin e tij, skuadrën e tij, tifozët e tij dhe shokun Orges Shehi. Dy miq, të cilët nga vitit 2010 deri më 2016-ën kanë fituar gjashtë tituj kampionë dhe dy Superkupa të Shqipërisë. Më pas më largimin nga futbolli, Shkëmbi ia dorëzoi shiritin e kapitenit Shehit dhe nisi karrierën si trajner.

Tashmë të dy do të jenë përballë në testin e së shtunës në Korçë. Ndeshje, që edhe pse thjesht një test gjatë fazës përgatitore, të dy do të duan ta fitojnë. Shkëmbi dhe Shehi dy miq, dy ikona të Skënderbeut, por që për 90 minuta do të jenë rivalë. Një duel që në sezonin e ri do të përsëritet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *