Zbulohet lista e Kukësit, vetëm 21 futbollistë për Sherifin

Duhen dhe pak ditë nga debutimi në Champions League, dhe Kukësi duket se është gati për të marrë pjesë në kompeticionin më madhor kontinental për klube. Në datën 6 korrik do të publikohet lista e plotë e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për trajnerin Gjoka, por “Sport Ekspres” mëson më herët organikën prej 21 lojtarësh që është përpiluar nga stafi i Kukësit. Risia e vetme mund të konsiderohet ajo e të riut Klodian Duraku, i cili është përfshirë në listën A. Kukësi do të ndeshjet në datat 12 dhe 19 korrik  me kampionët e Moldavisë, Sherifin e Tirapolit, në kuadër të turit të dytë eliminator të Champions League.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *