Zbulohet “gjiganti” që Bylisi kërkon nga Nigeria, një sulmues i hidhur si “Nabueze”

Bylisi është ekipi surprizë në këtë Superiore, teksa pavarësisht se të gjithë e prisnin para nisjes së kampionatit si të kapitulluar para kohe, fusha tregojë të kundërtën. Ballshiotët po tregojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, teksa mund të ëndërrojnë edhe një vend për Europën.

Por për të mbërritur këtu, duhet të ketë edhe një merkato të madhe në janar. Faktikisht skuadra në fjalë shquhet për gjetjen e sulmuesve. Këtë herë kërkohet të merret si zbulim Alimi Sikiru, sulmuesi 23-vjeçar që luan te Lobi Star. Kjo është ajo që raporton “Fansat e futbollit shqiptar”, ndërsa Sikiru njihet për golat e realizuara nga jashtë zone. Një sulmues që të kujton edhe Nabuezen deri diku në këtë sezon te Laçi. Por për të mbërritur deri këtu, duhet të presim ende pasi Bylisi është duke u interesuar për të dhe ende nuk është gjetur marrëveshja. Problem mbetet shuma e kërkuar nga ekipi Nigerian dhe nëse presidenti Kapllanaj do i përgjigjet kërkesës së tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *