Zbulohet fakti shokues, piloti i Emiliano Sala ishte daltonik!

E vërteta mund të vonojë, por del gjithmonë. Një zbulim i çuditshëm dhe befasues është bërë sa i përket vdekjes së futbollistit Emiliano Sala. David Ibotson, piloti i avionit ku humbën jetën ai dhe futbollisti argjentinas, nuk kishte licencë për të fluturuar natën!

Sipas raportimeve të “BBC”, Ibotson ishte daltonik dhe nuk i lejohej të fluturonte në errësirë, ose më saktë pas perëndimit të diellit. Në pilotim është thelbësore të bëhet dallimi midis ngjyrës së kuqe dhe asaj jeshile, diçka që Ibotson nuk mund ta bënte në mungesë të dritës së diellit.

Avioni do të nisej ditën e 21 janarit drejt Kardifit të Uellsit në orën 9 të mëngjesit, por Sala vendosi të kalonte ditën e fundit me shokët e Nantesit dhe fluturimi u shty në orën 19:00, fiks 1 orë e 10 minuta pas perëndimit të diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *