Zbulohet dokumenti/ FSHF i drejtohet për leje Qeverisë, ja gjithë kalendari dhe plani futbollistik

FSHF e ka marrë vendimin për të rinisur sërish kampionatin në muajin maj. Pak ditë më parë Nurishmi do të shprehej se do të kishte kërkesë zyrtare mes Federatës dhe qeverisë, për të marrë më pas dritën jeshile që të zbresin skuadrat në fushën e lojës. Duke parë se gjendja në Shqipëri është nën kontroll, FSHF ka dërguar shkresë zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Sportit, që sezoni të fillojë sërish në 24 maj. Televizioni “Klan” ka bërë publik edhe dokumentin zyrtar që ka mbërritur në institucionet përkatëse shtetërore.

Fillimisht synohet që të merret drita jeshile për të nisur stërvitjet në datën 2 maj, në mënyrë që më datën 24 të po atij muaji të luhet edhe ndeshja e përë. Në këtë mënyrë Superiorja do ia dalë me sukses që të përfundojë brenda afatit të caktuar nga UEFA. Kështu sipas planit të FSHF-së më 22 korrik përfundojnë edhe 10 javët e mbetura të kampionatit, ndërsa në 26 korrik do të jetë shpallur edhe fituesi i Kupës së Shqipërisë. Stadiumet e boshatisura dhe masat e forta të sigurisë shëndetësore do të shoqërojnë këto takime. Ndërkohë, nëse ky kalendar i propozuar nuk do të marrë pëlqimin e qeverisë, atëherë Federat ka edhe 2 plane të tjerë rezervë, por që do të jetë më tepër i lodhshëm për futbollistët, të cilët do të duhet të zbresin në fushë çdo 3 ditë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *